• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Merr djalin në krahë dhe hidhet nga kati i 25-të, modelja e ‘Playboy’ trondit botën

Ish-modelja e ‘Playboy’, Stephanie Adams është vetëvrare duke u hedhur nga kati i 25-të i një banese në New York. Në këtë ngjarje tronditëse ajo ka përfshirë edhe djalin e saj 7-vjeçar, Vincent, pasi është hedhur së bashku me të. Kjo ngjarje ka shokuar mbarë botën dhe arsyeja e vërtetë e ngjarjes nuk është zbuluar ende.

Megjithatë policia po heton rrethanat e ngjarjes, por hipoteza e akredituar nga mediat është se modelja e ka bërë këtë veprim pas betejës ligjore me ish-bashkëshortin Charles Nicolai për kujdestarinë e djalit të tyre. Çifti ishte shfaqur të mërkurën në një gjykatë në Manhatan, e cila i kishte mohuar Adams lejen për të marrë fëmijën në Evropë gjatë periudhës së verës, pasi ai mund ta shihte nënën me të dashurin e saj. /revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE