• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Melisa merr përgjigjen e ADN-së, Xhengiz zgjohet nga koma, ja ç’do ndodhë të hënën

Mahir shkon në dyqanin e Kajas dhe e pyet për marrëveshjen që ka bërë me Xhengizin për shitjen e pronave. Kaja i thotë Mahirit se e ka paguar Xhengizit me para në dorë. Mahir dyshon se Kaja nuk mund ta paguajë një shumë aq të madhe me para në dorë. Kaja i tregon se kjo është etika e tij e punës dhe e kërcënon. Melisa pyet Arzun nëse është penduar që e çoi Xhenetin në burg. Arzu mundohet të anashkalojë bisedën dhe nuk e pranon fajin. Kaja telefonon Arzun dhe i kërkon të takohen. Melisa e përgjon dhe ndjek Arzun. Mukadez shkon për vizitë në shtëpinë e Nilgynit. Selim është i mërzitur që ai dhe Xhenet nuk kanë kohë për njëri-tjetrin. Xhenet e siguron që çdo gjë do kalojë dhe se ajo do jetë gjithmonë pranë tij. Kaja i tregon Arzus për tokat që mori nga Xhengizi duke e kërcënuar me fotografitë. Arzu shqetësohet. Kaja e siguron se ai vetë nuk do i tregojë asgjë Mahirit por Xhengizi mund ta bëjë nëse zgjohet. Melisa i sheh nga larg Kajan dhe Arzun. Kaja i kërkon Arzus të vrasë Xhengizin por ajo i thotë se nuk mund ta bëjë. Kaja e kërcënon se do i tregojë Xhenetës të vërtetën dhe Mahirit do i tregojë kush ja vrau babain. Kaja largohet duke e lënë Arzun të frikësuar. Mahir i tregon Selimit për shitjen e pronave që ka bërë Xhengizi. Selim nxehet. Orhan i thotë Selimit se Xhengiz për këtë arsye ka vrarë veten. Selim dhe Orhan zihen. Arzu merr një telefonatë nga spitali. Atë e informojnë se Xhengizi ka hapur sytë. Arzu shkon atje dhe mëson se Xhengizi nuk është më në rrezik për jetën. Melisa merr përgjigjen e ADN-së dhe mëson se Xhenet është vërtet motra e saj. Selim shkon në dyqanin e Kajas dhe sheh pistoletën e tij mbi tavolinë. Selim ja vendos pistoletën në kokë dhe e pyet nëse ka qëlluar Xhengizin. Kaja e mohon. Halil i gjuan Selimit dhe shpëton Kajan. Selim bie pa ndjenja. Halil njofton Kajan se Xhengizi është zgjuar. Arzu nuk arrin ta vrasë Xhengizin pasi në atë moment vjen Xhenet. Xhenet pyet Xhengizin kush është e ëma. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE