• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Melisa i mashtron të gjithë me vetëvrasjen, Rizait i bie infarkt, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Selim shkon në dhomën e Melisës dhe i thotë se ajo ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Melisa kujton momentin kur ilaçet nuk i piu por i fshehu brenda vazos së lules. Letrën Melisa e ka shkruar që Selimi të ndihet fajtor. E gjitha është plan i saj dhe ajo është e lumtur që po funksionon. Xhenet i tregon Bestes çfarë gjeti në shtëpinë e Selimit. Ajo i tregon Bestes shqetësimin që ka pasi mendon se Alid he Selim janë i njëjti person dhe se ka qenë Nilgyn që e ka rrëmbyer. Beste nuk e beson këtë. Orhan e bën Selimin fajtor që Melisa tentoi vetëvrasjen. Selim nuk duron dhe zihet me Orhanin. Nilgyn fajëson Xhengizin dhe i tregon që lodrën e Selimit e pa në duart e Xhenetit. Selim telefonon Xhenetin dhe i kërkon falje që iku. Xhengizin dhe Nilgynin i zë gjumi në dhomën e Selimit. Selim i kërkon. Ata arrijnë të dalin nga dhoma para se Selim të shkojë. Riza zihet me Mahirin që nuk erdhi në kohë kur mësoi se Melisa ka tentuar vetëvrasjen. Riza përson infarkt. Xhengiz shkon në dhomën e Melisës dhe i kërkon të falur. Selim shkon të takojë Xhenetin por Arzu nuk e lejon. Ajo fajëson Selimin./revistawho.com