• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana qëllon Kalin, Om përballet me Gorin, ja ç’do ndodhë nesër

Halla gjuan me pistoletë dhe e prish lidhjen e ritualit të martesës së Texhit me Zvetlanën. Mw pas ajo shpëton Xhanvin. Om gjuan me forcë derën e kafazit dhe arrin të dalë jashtë. Ai zihet me grushta me Kalin. Zvetlana gjen rastin për të shpëtuar dhe ja mbath. Om dhe Rudra zihen me njerëzit e Kalit. Kali ja mbath. Om e gjëmon dhe arrin ta kapë. Ai grushton Kalin. Çulbul vrapon për tek Om. Kali kap Çulbulin. Zvetlana thotë se ky është rasti më i mirë për të vrarë Kalin dhe qëllon. Kali plagoset. Ai merr Çulbulin dhe ikën me makinë. Om vrapon pas makinës. Ai vendos të shkojë në Bareli. Zvetlana planifikon të martohet sa më shpejt me Omin. Om arrin në Bareli dhe kërkon Kalin. Para tij del Gori. Ndërkohë Anika pyet rojet e pyllit për emrat. Ajo dyshon kur ata i thonë emrat. Në radio transmetohet sërish lajmi se dy të burgosur janë arratisur. Makina e Shivait dhe Anikës ndalon në kontrollin e policisë. Një polic kontrollon por nuk arrin t’i njohë dy të burgosurit. Rrugës Shivai merr në makinë edhe një oficer. Ai merr në pyetje dy rojet e pyllit. Ata e gënjejnë dhe e lënë pa ndjenja oficerin. Anika i sheh nga pasqyra. Ata i vendosin armën Anikës. Ajo nuk flet dot dhe mundohet t’i tërheqë vëmendjen Shivait. Anika këndon këngën e tyre kur janë në rrezik por Shivai nuk e kupton. Anika i kujton për çfarë e përdorin këtë këngë. Shivai tronditet kur sheh që Anika po kërcënohet me armë. Ai i thotë Anikës të dalë nga makina. Shivai dhe Anika ja mbathin. Dy të burgosurit i ndjekin. Shivai i thotë që nuk kanë punë me ta. Njëri prej të burgosurve thotë se do e vrasë Anikën. Shivai nxehet. I burgosuri i drejton armën Shivait. Anika i gjuan me gur dhe shpëton Shivain. I burgosuri tjetër merr armën dhe ja drejton Shivait dhe Anikës./revistawho.com