• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Zvetlana heq maskën dhe zbulon fytyrën e vërtet, ja ç’do ndodhë këtë javë

Daksh fillon të krijojë probleme për Shivain dhe familjen e tij. Ai gjen mënyrën të futet në ceremoninë e martesës së Priankës dhe Ranvirit. Daksh aktron para të gjithëve sikur Shivai do e vrasë. Ai zbulon se herën e fundit kur erdhi në shtëpinë Oberoi u fejua me Anikën. Ai akuzon Anikën se e shiti veten për para. Mediat pyesin Shivain çfarë lidhje ka me Anikën. Shivai më në fund e thotë se Anika është bashkëshortja e tij. Daksh nga inati vendos t’i thotë medias se Prianka është shtatzënë. Ranviri e qëllon Dakshin dhe thotë se ai e ka vendin në burg. Daksh qëllohet me shpullë dhe nga Anika për ato që i ka bërë. Shivai rikthen Somian në shtëpi. Ai i thotë Rudrës t’i kërkojë falje Somias. Prianka sëmuret. Ajo shqetësohet pasi familja vendos të thërrasë doktorin. Omi vendos të shkojë jashtë qytetit për të zbuluar misterin e Zvetlanës. Gori futet në bodrumin sekret të Zvetlanës dhe e gjen atë të shtrirë brenda një arkivoli me akull. Zvetlana mundohet t’i marrë një dosje të fshehtë Omit por ai arrin ta marrë mbrapsht. Zvetlana vendos të zbulojë çfarë fshihet në atë dosje. Om niset për jashtë qytetit. Zvetlana i thotë Çulbulit të shkojë me Omin dh eta spiunojë. Om ja lë dosjen Çulbulit dhe i thotë se ka besim tek ai. Çulbul nuk ja tregon dosjen Zvetlanës. Zvetlana futet në bagazhin e makinës së Omit. Teksa Om dhe Çulbul ndalojnë për të ngrënë, Zvetlana shkon takohet atin. Ai nuk e beson se ajo është Zvetlana. Zvetlana heq maskën që mban dhe tregon fytyrën e saj të vërtet. /revistawho.com