• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Mahi përballen, Zvetlanës i dështon plani, ja ç’do ndodhë nesër

Xhanvi i lutet Zvetlanës mos ta çmendë Omin. Zvetlana i thotë të takohen në orën 12 të natës. Ajo ka planifikuar që Om të vrasë Xhanvin. Zvetlana nxjerr Majan. Om e ndjek me thikë në dorë. Çulbul gjen thikën lodër dhe tronditet kur mëson se Om ka në dorë një thikë të vërtet. Maja shkon tek Xhanvi. Xhanvi hap derën. Çulbul del para saj. Om i ngul thikën. Të gjithë tronditen. Om sheh që Çulbulit po i del gjak dhe kupton që kishte një thikë të vërtet. Zvetlana nxehet sepse Çulbuli ja prishi planin. Çulbul qan dhe i tregon Omit se dikush ja ndërroi thikën lodër. Om merr Çulbulin hopa dhe mundohet ta qetësojë. Familja thërret doktorin. Zvetlana sheh çantën e doktorit dhe kujtohet që e ka parë më parë. Anika dhe Shivai takohen fshehurazi. Ajo lyen me ngjyra Shivain dhe i uron Ditën e Ngjyrave. Ata përqafohen. Anika preket dhe thotë se është shumë lumtur por edhe e mërzitur që Shivai nuk e feston dot Ditën e Ngjyrave me familjen por duhet të fshihet. Shivai i thotë se familja e tij është ajo dhe se është i lumtur. Rudra dhe Prianka janë të shqetësuar për Somian pasi ajo nuk duket gjëkundi. Ata pyesin Mahin. Mahi është dehur dhe gati sa nuk thotë të vërtetën por Kamini e ndalon. Ajo shkruan nga telefoni i Somias një mesazh sikur është larguar për disa ditë. Anika i bashkohet festës. Ndërkohë Shivai vendos të shkojë në dhomë për të zbuluar ndonjë gjë për Mahin. Në këtë moment edhe Mahi shkon atje dhe të dy përballen me njëri-tjetrin. Shivai e kupton që Mahi është i dehur dhe ai nuk kupton asgjë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE