• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Daksh rikthehet, Kamini zbulon lidhjen me të, ja ç’do ndodhë nesër

Kamini dhe Ranvir largohen. Shivai i thotë Anikës se nuk i kushtonte gjë të kërkonte falje. Anika i thotë se nuk bëri asgjë. Shivai i thotë ti e di që familja vjen e para për mua dhe po mendon vetëm për Sahilin dhe jo lumturinë e Priankës. Anika mundohet ta bindë Shivain që Prianka nuk e do Ranvirin. Ndërkohë Prianka merr një mesazh nga Ranviri. Ai i ka dërguar videon që filmoi kur Shivai ndaloi për të parë një aksident. Ranvir shantazhon Priankën duke i thënë se do e fusë Shivain në burg për gjithë jetën. Anika dhe Shivai shkojnë në dhomën e Priankës dhe e pyesin nëse do të martohet me Ranvirin. Prianka e frikësuar nga fjalët e Ranvirit thotë se dëshiron të martohet me të. Kamini rikthehet në shtëpinë Oberoi dhe Shivai bëhet gati t’i kërkojë falje. Por Anika e ndalon dhe kërkon falje për sjelljen e saj. Shakti pyet nëse Prianka dhe Ranvir do lidhen. Në këtë moment vjen Daksh i cili thotë akoma jo. Anika dhe Shivai tronditen kur e shohin dhe kujtojnë çfarë ai i bëri. Kamini thotë se Daksh është vëllai i saj i vogël. Të gjithë habiten. Daksh thotë se nuk e pranon këtë lidhje nëse Anika nuk i kërkon falje. Shivai thotë se Daksh është i çmendur dhe tentoi të vriste Anikën. Ai vendos mos të ketë asnjë lidhje me familjen e tyre. Prianka kujton videon që i çoi Ranviri dhe i lutet Shivait ta pranojë. Shivai nuk pranon që Anika t’i kërkojë falje Dakshit por ajo mendon për të mirën e të gjithëve dhe shkon i prek këmbët Dakshit. Om i firmos letrat që i dha Zvetlana. Një burrë shkon në dhomën e Xhanvit me një sharrë. Gori e sheh dhe shkon me vrap të thërrasë Omin. Ata tronditen kur shohin Texhin duke prerë krevatin me sharrë. Texh thotë se nuk e do Xhanvin në dhomën e tij as në shtëpinë dhe jetën e tij. Om i thotë Texhit se do hakmerret ndaj tij për këtë që bëri. Zvetlana i hedh një kimikat Omit në lëngun e kumbullës. Çulbul mundohet të qetësojë Omin. Ai e thërret me përkëdheli. Om përballet sërish me Texhin dhe i thotë të flejë përtokë meqë s’do që të flejë me Xhanvin. Texh ngre dorën për t’i gjuajtur por Om e ndalon. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE