• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika i djeg makinën Shivait, Xhanvi tenton të vrasë Texhin, ja ç’do ndodhë nesër

Anika pyet doktorin për sa ditë dalin rezultatet e ADN-së dhe mëson se duhen 2-3 ditë. Sahil i tregon Anikës që Shivai ka shkuar në jetimore. Anika grindet me Shivain kur ai kthehet në shtëpi. Ajo i thotë se atij i intereson e shkuara e saj dhe kjo do ndikojë në marrëdhënien e tyre. Shivai është i sigurt se nëse mëson të vërtetën asgjë nuk do ndryshojë mes tyre. Ai largohet. Anika e ndjek me motor. Ajo i del para makinës. Shivai ndalon. Anika thotë se nuk e mbaroi debatin. Shivai i thotë të hipë në makinë dhe të vazhdojnë të grinden. Anika i thotë Shivait se nuk ka ndryshuar kurrë dhe është i sëmurë për të ditur gjithçka. Shivai i jep makinës me shpejtësi. Makina prishet dhe të dy mbeten në mes të rrugës. Makina fillon të nxjerrë tym. Anika merr një bidon nga bagazhi duke menduar se është ujë dhe ja hedh makinës. Makina merr flakë. Shivai i tregon që ishte benzinë. Ai nuk mund ta besojë që Anika sapo i dogji makinën. Të dy zihen. Ndërkohë Kali i thotë Omit se e ka sjellë këtu që ai të shohë shkatërrimin e Xhanvit. Xhanvi tronditet kur sheh Omin në kafaz. Kali thotë se sot është dasma e Texhit. Om dhe Xhanvi tronditen. Zvetlana thotë se nuk do që të martohet. Kali e kërcënon se do i zbulojë fytyrën e vërtet para të gjithëve nëse nuk martohet. Xhanvi qorton Texhin që e ka mendjen të martohet ndërkohë që Om është në kafaz. Texh i thotë se Om është përgjegjës për të gjithë këtë. Çulbul dhe Rudra hyjnë të maskuar me disa kërcimtarë. Çulbul i tregon Omit karamelen. Ai e kupton që është Çulbul. Çulbul arrin t’i marrë çelësat e kafazit Kalit. Ajo ja jep Omit. Xhanvi i rrëmben armën njërit prej njerëzve të Kalit. Ajo ja drejton armën Texhit. Xhanvi qëllon por Kali ja ndryshon drejtimin armës dhe ja merr nga duart. Texh i qëllon Xhanvit. Om bërtet. Rudra ndalon Texhin. Kali i heq maskimin Rudrës. Çulbul fshihet. Kali i thotë njerëzve të tij të gjejnë kërcimtarin tjetër./revistawho.com