Lorik Cana njihet si kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit dhe si një ndër motivuesit kryesor të skuadrës dhe tifozëve shqiptarë për të ecur përpara. Por nuk njihet vetëm si një ndër lojtarët më të mirë, ai është gjithashtu një patriot i devotshëm dhe këtë e ka treguar duke ngritur lart flamurin shqiptar kudo ku ka shkelur.
Këtë herë ai shton në trupin e tij një tjetër tatuazh, të cilin ja dedikon Shqipërisë.’ 2 mars 1444’ ka shkruar ai me numra romak në krah. Kjo datë simbolizon ‘Besëlidhjen e Lezhës”, e cila është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të epokës së Skënderbeut, më të lavdishmes që ka njohur populli ynë./revistawho.com