Moderatori i njohur, Ledion Liço ka qenë i ftuar në “Energy Radio” me Arjonin dhe Julkën, ku foli për karrierën, ndjesinë e të qënit baba për herë të parë si dhe nuk kanë munguar fjalët më të bukura kushtuar partneres së tij, Sara Hoxhës. Ndër të tjera ai thotë: “Mua dhe Sarën na ka lidhur universi. Për të mund të flisja pambarimisht, por ëshë një nga ato momente që çdo fjalë të duket e kotë. Ajo është marrëdhënia më e rëndësishme që kam pasur dhe kam. Për mua ajo është më e rëndësishmja. Ka njerëz që mendojnë gjëra të ndryshme për lidhjen tonë, por nuk është kështu. Unë aty ku jam do qëndroja si me Sarën si pa Sarën, sepse këtë e kam zgjedhur unë. Ajo më pranon kështu siç jam, me pak fjalë po rrisim njëri-tjetrin”. Epo moj vajza më thoni, a keni dëgjuar dedikim më të bukur se ky?