Dita e nesërme është një ditë e veçantë për familjarët dhe artdashësit e Dr.Florit. Grupi West Side Family që prej kohës kur Flori u nda nga jeta nuk qe më i njëjti dhe krijimet që ai la pas u sollën të përfunduara nga miqtë e tij më të ngushtë.
Dita e nesërme përkon me ditëlindjen e tij dhe ka qenë Landi ai që nëpërmjet një ‘InstaStory’ ka lajmëruar se diçka po vjen. “Nesër datëlindja jote Floro. Duke punuar për dhuratën tënde… Familja, shihemi nesër, ju njoftojmë”, -ka shkruar ai. Mesa duket dita e nesërme do të sjellë një projekt të ri surprizë, për të kujtuar dhe festuar ditëlindjen e këngëtarit shumë të dashur./revistawho.com