• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Ky zakon i përditshëm mund t’ju shkaktojë diabet

 

Thuhet se nëse kujdeseni për higjienën tuaj, sigurisht, që dhe problemet me shëndetin do të jenë të pakta. Kështu për të qenë të shëndetshëm ne të gjithë ndjekim zakone që mendojmë se janë të mira për ne. Por a e dini se njëri prej këtyre zakoneve mund të shkaktojë diabet?

Një studim ka zbuluar se njerëzit që përdorin produkte për shpëlarjen e gojës, dy ose më shumë herë gjatë ditës, kanë më shumë shanse të preken nga diabeti i tipit 2. Goja juaj ka mikrobe të mira dhe të këqija. Shpëlarësi i gojës që përdorni për shëndetin oral ka natyrë anti mikrobiale. Ai nuk bën diferencë mes mikrobeve të mira dhe të këqija, duke i larguar të dyja llojet. Në fakt ne kemi nevojë për mikrobet e mira të gojës për shëndetin e përgjithshëm metabolik. Këto mikrobe ndryshojnë nitratin në nitrit, që më pas gëlltit nga trakti gastrointestinal. Trakti gastrointestinal e kthen atë më pas në oksid nitrik, që është një molekulë shumë e rëndësishme, sepse rregullon nivelin e insulinës që e mban nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll. Si përfundim nëse i lani dhëmbët çdo ditë dhe i pastroni me pe, nuk është i nevojshëm përdorimi i shpëlarësit të gojës. Shpëlarësit e gojës thjesht pastrojnë sipërfaqen, por jo pllakat bakteriale. Pra nëse nuk ua rekomandon dentisti, nuk duhet t’i përdorni. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE