• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

“Ky moment në serial më la zemërthyer”, rrëfehet Shivai i “Bixhoz me dashurinë”

Në një intervistë aktori indian Nakul Meta të cilin tashmë të gjithë e njohim me emrin Shivai nga “Bixhoz me dashurinë” ka treguar se një skenë e serialit e ka lënë me zemër të thyer dhe e mban mend gjatë. Bëhet fjalë për skenën kur Mahi dhe Shivai përballen me njëri-tjetrin të cilën e pamë pak ditë më parë.
“Ishte koha kur luaja dy role Mahin dhe Shivain. Skena ishte që Mahi përballet me Shivain. Ata nuk ishin takuar kurrë më parë dhe Mahi ishte i dehur. Ishte një skenë 13 minuta për tu xhiruar. Ishte monolog dhe unë faktikisht po flisja me askënd përpara meje dhe pasi mbaroj Shivain shkoja xhiroja Mahin. Në fund të skenës unë po qaja dhe ishte shumë emocionuese. Lotët nuk më pushonin dhe regjisorët duartrokitën për mua për rreth 5 minuta. Ishte shumë emocionuese. Unë jam person që futem në rol dhe dal nga roli shpejt por ajo skenë më la me zemër të thyer”-është shprehur aktori.