Kim Kardashian dhe Kaney West do të bëhen prindër për herë të tretë. Ajo ka vendosur që fëmija të lindë nëpërmjet një nëne surrogate. Sipas Us Weekly nëna është në muajin e tretë dhe pritet që fëmija të lindë në janar të 2018. Për shkak të komplikacioneve që Kim pësoi gjatë dy lindjeve të para, mjekët e kanë paralajmëruar që është shumë e rrezikshme të ndërmarrë një shtatëzani të tretë. Kjo ishte arsyeja që ajo iu drejtua metodës surrogate, në mënyrë që të bekohej me një bebe pa qenë e nevojshme që të dëmtonte shëndetin e saj. Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e dyshes, mirëpo faktet tregojnë që familja Kardashian-West do të mirëpresë një fëmijë të tretë.