• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Keni dhimbje mesi sapo zgjoheni nga gjumi? Tregoni kujdes me pozicionin e fjetjes

A u ka ndodhur të zgjoheni me dhimbje mesi pas gjumit? Kjo mund të vijë kryesisht për shkak të pozicionit të fjetjes. Doktorët thonë se personat që flenë në të njëjtin pozicion gjatë gjithë natës zakonisht kanë shumë probleme me shtyllën kurrizore. Duhet të gjendet pozicioni i duhur që nuk krijon shqetësime dhe dhimbje në mes. Nëse jeni nga ata persona që preferoni të flini me stomak, nuk duhet kurrsesi të vazhdoni të flini në këtë mënyrë. Kur flini me bark, ju e vendosni kokën anash duke ndikuar negativisht në shtyllën kurrizore, kryesisht në pjesën e qafës.

Nëse nuk doni të keni dhimbje të trupit, thjesht duhet të shtriheni anash dhe të vendosni një jastëk mes këmbëve tuaja. Gjithashtu duhet që të vendosni një jastëk, as shumë të trashë as shumë të hollë, poshtë qafës. Nëse flini me shpinë duhet të mbani një jastëk nën gjunjë, duke lehtësuar në këtë mënyrë presionin nga shpina juaj. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE