Tërmeti që ndodhi në shtetin fqinj mori jetën e dy personave, si dhe bilanci i të plagosurve sa vjen e rritet. Epiqendra ka qenë në detin Mesdhe, por lëkundje të forta janë ndjerë dhe në rrethinat greke. Raportimet për shtetasit shqiptarë që kanë qenë të pranishëm akoma nuk ka, megjithëse këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë në ishullin grek, në momentin që lëkundjet kanë filluar. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “I shpëtuam tërmetit”. Një devijim i “vogël” nga pushimet, por fatmirësisht Eli është shëndoshë e mirë.