• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Këngëtarja e njohur e përndjekur nga një fans, çfarë po ndodh

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus prej kohësh është përndjekur nga një fans. Për TMZ është raportuar se personi në fjalë ka postuar vazhdimisht në ‘Twitter’ deklarata të ndryshme për këngëtaren e njohur.

Por ajo që bëri bujë ishte paralajmërimi i një akti që do të vinte në rrezik këngëtaren. Në një postim të para pak ditëve ai kishte shkruar se dinte shtëpinë e Miley dhe dinte si të hynte. “Më në fund do jemi bashkë dhe faleminderit që e hoqe qafe Liam”, -shkruante më tej fansi.

Tashmë personi në fjalë është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia. Dyshohet se ai vuan nga probleme të rënda psikike./revistawho.com

CLOSE
CLOSE