Ku ka më mirë se sa një filxhan çaji, tani në dimër.Epo bëni mirë të vazhdoni ta pini, pasi jo vetëm përçon ndjenjën e ngrohtësisë në këto ditë, por në fakt ka edhe shumë veti të tjera për sistemin tonë imunitarë.
Çaji i Malit
Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit. Ai rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet, lufton viruset,mikrobet dhe kërpudhat,qetëson fytin, kollën etj.
Çaji i Xhinxherit
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Ndihmonë në kurimin e problemeve të ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.
Çaji i Boronicës
I pasur me antioksidant,me sasi të madhe të vitaminës C.Parandalon infeksionet e rrugëve urinare etj./GazetaEkspress