Pasi të shikoni fotot e fundit të Irina Shayk “do iu dalë vetja nga qejfi”. Për këtë femër nuk kemi fjalë. Në muajin mars ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa sot ajo shfaqet në Festivalin e Kanës më në formë se kurrë. E veshur me një fustan të verdhë të gjatë, Irina Shayk mori vëmendjen e të gjithëve gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Supermodelja e Victoria Secret kishte zgjedhur një fustan të gjatë, të ngushtë sipas trupit që i tregonte më së miri format truprore për t’u pasur zili. Teksa shohim në fakt këto foto të Irinës pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj, na lind natyrshëm pyetja, a është njeri kjo vajzë? Si ka mundësi që është kthyer në formë kaq shpejt? Me siguri kjo ka të bëjë me sekretet e të qenurit modele. Burimi: revistaclass.al