Ceremonia e çmimeve “Grammy” ka përfunduar por prapaskenat e tij vazhdojnë. Një e tillë jo e këndshme i ka ndodhur edhe këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” frikën e përjetuar të cilën i shkaktoi një taksist: ”Thuajse u përplasa nga një taksist sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina drejt meje dhe ai u bë i paduruar, erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu mora çantën time YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, ka shkruar këngëtarja. Ngjarja ka ndodhur vetëm disa minuta pas përfundimit të ceremonisë madhështore. /revistawho.com