• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Historia e dhimbshme e aktores turke: Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip

Dhuna ndaj femrave sa vjen edhe po shtohet nga dita në ditë. Pavarësisht propagandave dhe vendimeve të shumta përsëri ky fenomen është mjaft ekzistues. Duket se kësaj nuk i ka shpëtuar as aktorja e njohur e serialit ‘Sulltani i Madhërishëm”. Ceren Hindistan e njohur për rolin e ‘Ahsen Hatun’ prej disa vitesh ishte e martuar me biznesmenin Umin Aslan me të cilin solli edhe një vajzë në jetë.

Në një intervistë për një media turke ajo ka treguar historinë e hidhur të jetës së saj me të cilën i ka prekur të gjithë fansat. Bashkëshorti i saj i ka ushtruar dhunë teksa ajo ishte shtatzënë.

“Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një

peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun”, ka treguar aktorja./revistawho.com

CLOSE
CLOSE