• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

‘Gymysh’ në lidhje me aktorin 74-vjeçar? Aktorja reagon kundër…

Songul Oden është e njohur për publikun shqiptar për rolet e saj në serialet ‘Gymysh’ dhe ‘Shtëpiake të dëshpëruara’. Prej kohësh aktorja ka treguar se është e vetmuar dhe mjaft e mërzitur pasi në jetën e saj nuk ka një partner.

Por ditën e djeshme mediat turke raportuan se tashmë vetmia e saj ka marrë fund dhe aktorja është në një lidhje me aktorin 74-vjeçar amerikan, Kevork Malikyanin. Ky lajm qarkulloi pasi Songul postoi në ‘Instagram’ një foto ku shfaqej pranë tij dhe dukej mjaft e afërt me të.

Por Oden ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë vetëm miq.

“Në lidhje me lajmet e ditës së sotme, më duhet të reagoj ashpër ndaj mediave që e trilluan këtë lajm. Unë nuk jam në një lidhje me Malikyanin, ai është mik i imi dhe nuk ka asgjë mes nesh”, ka deklaruar 39-vjeçarja. /revistawho.com