• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Gjithçka duhet të dini për beben e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry janë zyrtarisht në pritje të fëmijës së parë. Nga koha kur u bë publik lajmi i rëndësishëm kanë qarkulluar shumë fjalë për të ardhmen e të voglit të familjes mbretërore. Ja çfarë duhet të dini dhe çfarë ju ka shpëtuar nga lajmet për të voglin.

Meghan do të lindë pranverën e 2019-ës.

Princ Harry dhe Dukesha e dhanë lajmin e pritjes së ëmbël gjatë udhëtimit në Fiji dhe Tonga. Këto dy shtete janë mbajtës të virusit Zika. Sipas mediave për shkak të shtatzënisë vizita e tyre ishte pranë anulimit, por doktori ju siguroi se gjërat do të shkojnë mirë dhe udhëtimi vazhdoi.

Emrat që mund të marrë fëmija janë: Alice, Arthur, Philip, Victoria dhe Diana.

Vetë familja mbretërore e mori vesh lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës në dasmën e Princeshë Eugenie.

Fëmija nuk do të jetë princ ose princeshë sepse është i shtati në radhë për fronin. Këtë titull mund t’ia japë vetëm mbretëresha nëse bën një përjashtim.

Meghan dhe Harry kanë në plan ta rrisin të voglin në fshat dhe jo në mes të Londrës.

Shumë njerëz mendojnë se fëmija do të jetë një vajzë për shkak të deklaratës së fundit që Harry bëri. “Të gjithë mendojnë se fëmija do të jetë vajzë”,-u shpreh ai duke qeshur.

Duka dhe dukesha nuk kanë në plan ta llastojnë fëmijën.

Meghan dëshiron që fëmijën ta sjellë në jetë në shtëpi./revistawho.com

CLOSE
CLOSE