• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme, Lart e poshtë

Gent Zenelaj ka një vërejtje për Ermal Mamaqin dhe nuk ngurron t’ia thotë publikisht

Gentian Zenelaj u bë i njohur për publikun shqiptar me rolet e tij të jashtëzakonshme në “Portokalli”, “Apartamenti 2 XL “ dhe së fundmi batutat dhe karizmën e tij mund t’i ndiqni çdo mbrëmje nëpërmjet emisionit investigativ, “Stop”.

Image result for gentian zenelaj

Por a ka menduar Genti që të ketë një show të vetin humoristik ashtu si shumë prej kolegëve të tij?! Në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” ai ka thënë se nuk është ende gati për një program të tillë, por i vlerëson të gjithë kolegët e tij që kanë nisur të drejtojnë programe humoristike në televizione të ndryshme shqiptare.

“I respektoj të gjithë kolegët dhe nuk para shaj njeri, më tepër se sa mund të bëj vërejtje konstruktive për njerëz. Ermali ka qenë ndër të parët që ka nisur një show, por në ndryshim nga programet e tij të mëparshme ai është bërë më serioz. Por Ermali nuk duhet të jetë serioz, sepse ai është fantastik për atë që është dhe me natyrën që ka”, – ka thënë Gentian Zenelaj. Vitet e fundit Gentian Zenelajn e kemi parë tejet të angazhuar me projektet e tij në teatër, ku ka interpretuar në komeditë “Boeing Boeing”, “Çifti i çuditshëm”, “Don Kishoti”, etj./revistawho.com

Image result for ermal mamaqi