Në artikullin me titull “Gej që i respektojmë” revista ruse për meshkuj, Maxim, vendosi të “falë” një listë të aktorëve të famshëm, shkrimtarë dhe muzikantë për orientimin e tyre seksual.
“Ne, burrat, nuk i konsiderojmë burra, burrat që dashurojnë burra. Ky është rregulli”, me këtë shprehje nis shkrimi që vazhdon më tej: “Por ka disa përjashtime. Ka gej që e kanë fituar respektin tonë dhe kanë të drejtën të jenë burra të vërtetë në sytë tanë.”
Këto “përjashtime” përfshijnë aktorët Ian Kellen dhe Neil Patrick Harris, të cilët revista i ka “falur” për orientimin e tyre seksual, për hir të roleve në skenë.
Nuk ishim të sigurtë nëse duhet të kishim përfshirë McNeil Patrick Harris në listë, në fund të fundit, ai e u vetëdeklarua një “gej i lumtur” në 2006. Por performanca e tij si Barney Stinson në serialin “Si e njoha mamanë tënde” nuk na ka lënë indiferentë, shkruhet në artikull. Eshtë e pamundur të mos e respektosh dikë që e ka kthyer në art, gjuajtjen e femrave, që ka kthyer në sistem të gjitha hilet dhe teknikat dhe që ka krijuar një “Kod mes çunave”. Pavarësisht se ai ishte thjesht duke aktruar. Dhe çfarë aktrimi!”
Këngëtari lider i Qween, Freddie Mercury “na ka dhuruar kaq shumë gëzim, dhe ne jemi gati ta falim për gjithçka” vazhdon shkrimi në revistë.
Rob Halford of Judas Priest është prova se “nëse je tip, aq sa duhet, atëherë nuk ka rëndësi çfarë orientimi seksual ke.”
Komediani anglez, Stephen Fry prezantohet si mishërim i idesë se një njeri mund të jetë një gej i deklaruar dhe një person i ndjeshëm, në të njëjtën kohë.”
Por shumë lexues e kanë kritikuar artikullin. Një koment në Twitter nuk ishte dakort duke u shprehur:
“Unë, një person, nuk konsideroj njerëz, ata që mendojnë se burrat që duan burrat, nuk janë burra. Dhe nuk ka përjashtime”
Revista për meshkuj, Maxim është pronë e Biglari Holdings, shkruan Lapsi.al, por botimi rus i përket kompanisë Hearst Shkulev Media, një konsorcium mediatik.