“1001 arsye për të vizituar qytetin e një mbi një dritareve”, – ky ishte lajtmotivi i edicionit të katërt të Festivalit Multikulturor të Beratit, që përfundoi mbrëmë… Dhe këtij slogani iu dorëzuan këtë vit disa prej personazheve më të famshëm në Shqipëri, që me punën e tyre e kanë bërë publikun t’i dojë e t’i vlerësojë. Nderi i Kombit, Inva Mula së bashku me bashkëshortin e saj Hetem Ramadani dhe të bijën Nina, zgjodhën që ta kalojnë në Berat këtë fundjavë, duke mos humbur asnjë prej aktiviteteve. E si ajo, bënë edhe të tjerë personazhe të njohur si: stilisti Ardi Asllani, balerina Isida Mollaymeri, gazetari dhe opinionisti i “Top Show Magazine” Ervin Kurti, drejtuesi i fondacionit “Vodafone Albania” Albi Greva, drejtuesja e fondacionit “Dritan Hoxha” Vjollca Dako, etj. Të gjithë zgjodhën të kalonin një fundjavë të gjatë në Berat, sepse alternativat e ofruara nga drejtuesit e Festivalit Multikulturor ishin të llojllojshme dhe mundësitë për ta njohur më nga afër këtë qytet të mrekullueshëm, të pafundme. / revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BW45P93hWz4/?taken-by=isidamollaymeri
https://www.instagram.com/p/BW23EO_AWLC/?taken-by=ervikurti