Jeta për Cristianon nuk mund të ishte më e bukur se kaq. Përkrah të dashurës së tij, Georgina dhe djalit të tij të madh, ai po shijon disa momente të bukura familjare në plazhet e Ibizës. Sportet ujore mesa duket janë një pasion i pandashëm për yllin botëror, një pasion që i’a ka trashëguar të birit, Cristiano Ronaldo Jr. Po Georgina do të thoni ju? Nuri i shtatëzanisë ka mbuluar modelen duke i dhënë hijeshi dhe bukuri. Ajo shfaqet në formë ndonëse barku i rrumbullakosur tregon që dhe pak muaj, vajza e tyre do të vijë në jetë. Pas ndarjes së bujshme nga Irina Shayk, Cristiano Ronaldo më në fund ka gjetur lumturinë.