Emina Cunmulaj është bërë e njohur jo vetëm në sajë të karrierës së saj të modelingut por dhe për nismat humanitare që ka ndërmarrë. Ndonëse është e martuar me një milioner dhe jeton në mes të luksit, ajo kurrsesi nuk e harron origjinën nga vjen. Sot në “Instastory” ka postuar disa foto ku shihet duke vjelur rrush dhe nuk nguron të ndajë emocionet e rikthimit pas në fëmijëri me publikun. Emina madje është ndjerë nostalgjike dhe për stallën e lopëve ku më herët ka theksuar në një intervistë që ka mjelë lopët deri në moshën e hershme të adoleshencës. Modelja e njohur vërtet ka habitur me thjeshtësinë e saj saqë mund të themi me siguri që ajo është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar./revistawho.com