Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka nisur një lidhje të re dashurie me Tyrone Wood, djalin e njohur të një prej rokerave të “Rolling Stone”. Sipas “The Sun” ata janë takuar në fshehtësi për muaj me rradhë, saqë mendohet që lidhja e tyre të kalojë në një stad më serioz. Kjo është marrëdhënia e parë publike e këngëtares që pas ndarjes së saj të bujshme në 2015. Dyshja është parë duke kaluar disa momente të këndshme përkrah njëri-tjetrit, saqë besojmë që gjërat mes tyre po shkojnë mjaft mirë.