Iku dhe një sezon tjetër veror për t’i lënë vendin përsëri monotonisë së zakonshme të mbushur plot e përplot me punë. Pushimet që lamë pas padyshim kanë qenë periudha e duhur për pak relaks e qetësi. Xhemi dhe Arbana janë dy nga personazhet më të dashura të ekranit shqiptar. Ka qenë Arbana ajo që ka postuar një foto ku shfaqen të dyja bashkë me një buzëqeshje “32-dhëmbëshe” në fytyrë. Bashkangjitur ajo ka ka shkruar: “U kthyem nga pushimet kështu”. Miqësia e tyre është aq e vyer saqë nuk ka munguar dhe një dedikim i Xhemit ku e ka përshkruar Arbanën, si një nga dashuritë më të mëdha në jetë. Epo herën e parë Arbana postoi një foto të Xhemit me maskë në fytyrë, herën e dytë të sapo zgjuar nga gjumi, tashmë ka vendosur të na përshëndesë me një foto që përcjell një ndjenjë kaq të bukur si miqësia, ku vajzat shfaqen më të bukura se kurrë./revistawho.com