• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

FOTO/ Si të jesh gruaja që ai gjithmonë do të dashurojë? Sekretin jua thotë Armina Mevlani

Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura në Shqipëri për shkak të stilit të saj të veçantë. Shpesh është vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj të njëpasnjëshme në fushën e modës por dhe për shkak të marrëdhënies se mrekullueshme që ka me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. Pyesim veten, si vallë ja arrin? Epo Armina mbrëmjen e djeshme na ka treguar sekretin si të jemi gjithmonë gruaja që ai do të dashurojë. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit një darkë romantike mes saj dhe Shkëlzenit, ku kombinimi i veshjes mesa duket ishte i dedikuar plotësisht dashurisë. Në foton e postuar në “Instastory” shkruan: “Tema e sotme e kombinimit: Gruaja që ai do të dashurojë gjithmonë”, ku shfaqet me një fustan të kuq i cili i nxjerr në pah linjat perfekte i ndërthurur me disa aksesorë floriri. Epo kush nuk do donte një marrëdhënie kaq të bukur dashurie si e Arminës dhe Shkëlzenit!/revistawho.com