Edhe pse në një moshë shumë të re, Enca po shijon majat e suksesit. Miliona klikime, koncerte pafund në çdo anë të botës i kanë mundësuar këngëtares jo vetëm një famë përtej Shqipërisë por dhe plotësimin e disa “dëshirave” të vogla. Para disa muajsh ajo deklaroi që kishte blerë një vilë luksoze por deri më tani nuk kishte ndarë detaje të tjera nga vendi ku ka zgjedhur të jetojë. Edhe pse shtëpia është akoma në përfundim e sipër, Enca ka ndarë me ne disa foto ku shfaqet oborri dhe pjesa e brendshme e shtëpisë. Dhe vetë këngëtarja simpatike shprehet se akoma nuk e beson se e gjithë kjo i përket asaj.