• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

FOTO/ Majlinda Bregu humb një nga njerëzit më të rëndësishëm

Thonë që vdekja është e vetmja gjë që nuk ka zgjidhje. Dhe në një farë mënyre kanë të drejtë pasi ajo që ikën nuk kthehet më. Një humbje e madhe për Majlinda Bregun e cila ditën e sotme dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të bashkëshortit të saj, Beqir Ajazi. Me një dhimbje të madhe në shpirt, ajo shkruan disa rreshta ku ndër të tjera flet për jetën e të ndjerit.
Adieu ‘Gjysh’!
Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.
As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.
Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht😌
Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…”/revistawho.com

CLOSE
CLOSE