Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it. Ata nuk ngurojnë ta shfaqin haptazi dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. I shohim kudo bashkë dhe jo më larg se dje, u panë duke drekuar në shoqërinë e prindërve të Arminës. Në orët e para të mëngjesit, fashion bloggerja e njohur postoi një dedikim prekës ku ka etiketuar dhe partnerin e saj. Në foto shkruhej: “Dua të të mbaj dorën kur të jemi 80 vjeç dhe të them se ia dolëm”. Kushedi sa me fat duhet të ndihet Shkëlzeni për bukuroshen, Arminë! Më bukur se kaq, nuk ka si të nisë dita!