Të gjithë jemi njohur me Tian-in e vogël, frytin e dashurisë së marrëdhënies së Tuna Sejdiut me Patris Berishën. Këngëtarja e njohur u bë nënë para disa muajsh dhe duket që dalëngadalë po mësohet më statusin e ri prindëror. Në javët e para është pothuajse e vështirë të dallosh nga ku i marrë tiparet fëmija, por fotoja që bashkeshorti i saj, Patris publikoi dje, na vërtetoi njëherë e mirë që Tian ka ngjarë nga vëllezërit Berisha. Të njëjtat tipare, i njëjti vështrim dhe sigurisht i njëjti qëndrim autoritar. Në foton e publikuar dje shfaqet Robert Berisha me nipin ku shihet qartë ngjashmëria që i karakterizon. Robert është gjithashtu dhe baba i një vajze të quajtur Rene, e cila ka trashëguar plotësisht tiparet e të atit. Në foton e mëposhtme do të shihni: Robertin bebe, Renee dhe Tian-in. Hë si mendoni?/revistawho.com