• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Festojmë së bashku… Ditën e Verës

Dita e verës apo festa hiroshe, siç e quante Konica festën që nuk i bën dëm njeriu por sjell veç gëzim të kulluar në shtëpi, do ta ndezë bulevardin e Tiranës edhe këtë 14 Mars.

Dhe siç ka ndodhur çdo vit, festa që vjen si traditë e largët, e shpallur edhe si Ditë Kombëtare, do të mbushet edhe këtë herë me tingujt e një koncerti të madh, ku pas performancave të jashtëzakonshme të Sidrit Bejlerit, Eneda Tarifës, Fifit e Lorenc Hasramës, do të jetë e ftuar speciale edhe Arilena Ara, këngëtarja IN, që nuk ka ditur të ndalë përgjatë gjithë këtij viti, me turet e saj të suksesshme, nëpër Ballkan, Europë e botë.

I pari që do të ndezë zhurmën në orën 10:30, në skenën që do të ngrihet në Bulevard, pranë godinës së Kryeministrisë, do të jetë DJ Vicky. Do të ketë dhe numra baleti modern, ashtu siç do të ketë dhe plot lojëra futuristike (VR, puzzle screen etj) apo dhe facepainting për fëmijë, në këndet e ngritura enkas për këtë lloj argëtimi, pranë Piramidës.

Dita e verës do të jetë emocionuese! Ready? Ejani të festojmë së bashku, me Vodafone Albania!

CLOSE
CLOSE