• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Fansat: “Ti sikur ishe e varfër”, reagon Silva Gunbardhi

Silva Gunbardhi padyshim është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Hiti “Të ka lali xhan” arriti të thyejë majat e klasifikimeve, me një rekord klikueshmërie. Një intervistë e saja u pasua nga një sërë keqkuptimesh, duke sjellë që fansat të mendonin që Silva nuk ka lekë. Në një foto të postuar nga ajo në “Instagram”, u vu re një koment i një fanseje që shkruante: “Ti sikur ishe e varfër”. Me qetësi dhe dashuri, përgjigja e Silvës ishte tepër e sinqertë. Këngëtarja simpatike rrëfeu që ajo ndodhej në atë jaht, pasi partneri i saj po xhironte videoklipin e tij më të ri dhe me atë rast po bënte dhe ajo një foto./revistawho.com