Nuk është më një sekret marrëdhënia familjare e Monika Kryemadhit me Bebe Rexhën, një nga këngëtaret më të përfolura të momentit. Ilir Meta mori zyrtarisht detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar pasditen e djeshme kanë qenë të ftuar politikanë, ambasadorë dhe shumë personalitete apo të zyrtarë të lartë. Përpos pjesës formale, të ftuar në ceremoni ishin miq dhe familjarë të afërt, ku ndër të tjerë pikasi konkretisht nëna dhe kushërira e Bebe Rexhës.