Si sot një vit më parë ndër aktoret më të preferuara të Hollivudit Eva Longoria kurorëzoi martesën e saj me Jose Baston. Në rrjetin social Instagram, Eva ka publikuar një dedikim romatik për bashkëshortin e saj ku shkruan: “Një vit më parë u martova me burrin më të mirë në planet. Ky vit ka qenë magjik dhe i paharrueshëm në çdo moment të kaluar me ty. Gëzuar përvjetorin i dashuri im. Ti je jeta ime! Të dua, të dua, të dua. Ceromonia e martesës së aktores së serialit Shtëpiaket e Dëshpëruara u realizua një vit më parë në një rezidencë në Valle de Bravo në Meksikë me 200 të ftuar.