Pasi u shpall fitues i ’Sanremo’, u aludua që kënga e tij “Non mi avete fatto niente”, i drejtohej babit i cili, sipas mediave e ka dhunuar. Deri tani nuk kishte asnjë reagim nga Ermal Meta. Por duket se shkrimet në portale ja kanë sosur durimin. Në një deklaratë të shkurtër ai ka sqaruar se të atin nuk e quan bastard dhe kënga është për terrorizmin. “Prandaj ju kërkoj mediave shqiptare të ndalojnë, ju nuk dini asgjë për jetën time dhe kur unë përdora fjalën bastard nuk përmenda emër” –është shprehur më tej Ermali./revistawho.com