Elhaida Dani është bukuroshja shkodrane që arriti të triumfojë në “The Voice of Italia”. Këngëtarja u zhvendos drejt qytetit të Parisit por arsyeja e largimit nuk u bë ditur, deri më sot. Ka qenë vetë Elhaida e cila ka dhënë lajmin e mirë për fansat e saj nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Më e emocionuar se kurrë ajo shkruan: “Jam shumë e lumtur për të ndarë me ju disa lajme shumë të mira. Po bashkëpunoj me një firmë franceze “ Maureen Kim Paris” Më voni do të shihni disa detaje të çantave të dorës por dhe të historisë autentike që mbartin.”
Duke marrë parasysh që Elhaida kudo shkëlqen, nuk ka dyshim që ky do të jetë suksesi i rradhës i saj. /revistawho.com