close
LajmeShqipëriVetëm në WHO

EKSKLUZIVE / Çastet romantike të Hueyda El Saied në krahët e një mashkulli

5 (2)

Showgirl-i shqiptar, Hueyda El Saied, është fotografuar gjatë kësaj jave nga ‘revistawho.com’ teksa konsumonte një gotë verë në krahët e një mashkulli të panjohur. Vetëm pak kohë më parë ajo deklaroi në programin “Top Show Magazine” ndarjen nga partneri i saj, babai i Gabrielit.

Fotot ekskluzive që sjellim në ‘revistawho.com’ shfaqin çaste romantike mes Hueydës dhe djaloshit, që nga sa mund të shquajmë nuk duket si shqiptar. Në një prej momenteve të fotografuara, ai shfaqet duke i puthur dorën yllit të ekranit, që prej një muaji po qëndron në Tiranë.

Hueyda El Saied i dha fund marrëdhënies së saj me Mishelin, përpara 8 muajsh, pasi zbuloi tradhëtinë e tij. Nuk e dimë nëse kjo është një histori e re në jetën e bukuroshes, por do të presim që ajo të na i rrëfejë vetë të rejat. / revistawho.com

Tags : DashuriEkskluziveHueyda El Saiedlidhje e rerevista who
loading...