Padyshim që kjo verë ka qenë goxha e suksesshme për Nora Istrefin. Pas publikimit të duetit me bashkëshortin e saj Robert, ajo realizoi më tej një bashkëpunim me Gjikon që ka arritur 10 milion klikime për vetëm 1 muaj. Por ndërkohë që shijon arritjet në sferën profesionale, këngëtarja simpatike asnjëherë nuk anashkalon rolin e saj si nënë. Tashmë vogëlushja e saj Renee është rritur dhe është bërë “shoqja” e vogël e mami Norës. Momentalisht ato gjenden me pushime në Turqi ku në “Instagram” kanë ndarë një foto me ndjekësit ku pozojnë të dyja si nënë e bijë. Renee është bërë një zonjushëzë e vogël dhe tepër simpatike./revistawho.com