• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

E ardhmja e serialit ‘Sulltanesha Kosem’, cili personazh do mbijetojë deri në fund

Seriali turk ‘Sulltanesha Kosem’ që po transmetohet aktualisht në televizionin Klan është ndër më të pëlqyerit nga publiku. Për adhuruesit e këtij seriali ndoshta është një zhgënjim ose diçka e bukur ndryshimi i aktorëve që të gjithë ndjekësit besnik e kanë vënë re.

Me siguri e mbani mend vajzën e bionde që luajti rolin e Anastasias në fillim të serialit. Tashmë në rolin kryesor, pra atë të sulltaneshës Kosem është aktorja shumë e njohur turke, Beren Saat, e cila në Shqipëri është bërë e famshme si Bihteri te “Dashuri e Ndaluar”.

Por do kemi prapë ndryshime sepse pas pak kohësh, rolin e saj do e luajë një aktore tjetër e njohur për publikun, Nurgul Yesilcay, e cila njihet si Gylsereni te “Fate të Kryqëzuara”. I vetmi personazh që do t’i rezistojë kohës do të jetë Haxhi Aga, që luhet nga aktori Hakan Sahin./revistawho.com