Ajo është e njohur, sidomos tek fansat e shumtë të serialit televiziv “Grey’s Anatomy”, por Kate Walsh është një aktore e afirmuar. Në një intervistë për “Cosmopolitan” ka rrëfyer se ka luftuar kundër një tumori në tru që iu diagnostifikua në vitin 2015. “Kam mbetur e shokuar kur më komunikuan se kisha një meningiomë. Nuk e prisja. Tri ditë më vonë m’u desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr. Pija 5 filxhanë kafe në mëngjes por nuk arrija të zgjohesha. Nuk përqëdrohesha dot gjatë ditës dhe vuaja nga dhimbje të forta koke. Nuk arrija të mendoja në mënyrë të saktë dhe të përdorja fjalët e duhura në biseda”, tregoi ajo. Për fat sot është mirë. “Kur e mora vesh sëmundjen u ndjeva e çliruar që vuaja nga diçka që mund të përmirësohej”, përfundoi ajo./ revistawho.com