close
Lajme

Ditëlindja e modeles bën bashkë 3 bukuroshet seksi shqiptare

18624478_340406149712487_736509481_n

Modelja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother Albania 6”, Elena Lika ka festuar mbrëmjen e djeshme 23 vjetorin e lindjes. Në shoqërinë e 2 mikeshave të saj bukuroshe Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj ajo duket se ka kaluar natën e ditëlindjes, sipas fotove të postuara në rrjetet sociale. E veshur me një fustan grit të tejdukshëm, ku duken qartë hiret, ajo ka komentuar “Basic Instict” foton e saj në Instagram duke qëndruar e ulur dhe seksi si Sharon Stone. Elena Lika është një ndër modelet më të preferuara të fotografit Endrit Mertiri dhe shpesh e kemi parë të pozojë para aparatit për markat e disa dyqaneve prestigjoze në Tiranë. Edhe stafi i redaksisë sonë i uron ditëlindjen dhe sa më shumë suksese në karrierën e saj.

Tags : Beatrix RamosajBig Brother Albania 6ditelindjeElena LikaEndrit MertirimodeleOriola Marashi
loading...