• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

‘Dita e Verës’ në Tiranë, ja axhenda e publikuar nga Bashkia

Në ditën e verës më datë 14 mars, Bashkia e Tiranës ka organizuar për qytetarët e saj disa evente të mbushura me argëtim. Më poshtë po ju rendisim disa nga to:

Parku i Liqenit Artificial pritet që të jetë një nga destinacionet kryesore të qytetarëve të Tiranës. Varka për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë do të gjallërojnë këtë ditë të shënuar.

Ndërkohë që në orën 10:00, nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial do të zhvillohet parade e karnavaleve, ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit do të parakalojnë me veshje të ndryshme.

Nuk do të mungojë as shfaqja fantastike për të gjithë të apasionuarit pas aventurës, ku për 6 orë po në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet shfaqja me fluturime me balonë e anëtarëve të ‘Federatës Shqiptare të Aeronautikës’ dhe të atyre të ardhur nga Kosova.

Në rrugë të ndryshme të qytetit do të ketë edhe skena më të vogla për të vegjlit, por edhe për të rinjtë të cilët do të kenë mundësi që të ndjekin DJ dhe këngëtarët më të mirë të momentit të zhanreve të ndryshme muzikore. /revistawho.com