Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismaili janë dy nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ato dikur kanë qenë shoqë të ngushta por befas marrëdhënia e tyre u ftoh, aq sa të shkëpusnin çdo kontakt nga njëra-tjetra. Në momentin që nëna e Zanfinës ndërroi jetë, Dafina ka lënë pas mëritë e së shkuarës për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike. Tani mesa duket gjërat janë stabilizuar mes dy këngëtareve, pasi ato po mbajnë një raport të mirë me njëra-tjetrën. Ndonëse nuk janë më shoqe të ngushta, mjafton fakti që nuk ka më inate mes dy bukurosheve.