close
Lajme

Çmimi i artë për Duan, këngëtarja shqiptare vlerësohet në Rusi

duaaaaaaa

Festivali “Evropa Plus” u përfol lartë e poshtë në media, pas anullimit të papritur të pjesëmarrjes së Era Istrefit. Mirëpo, janë mirëpritur dhe 3 këngëtare të tjera shqiptare që kanë mahnitur publikun me performancat e tyre. Dua Lipa, Bebe Rexha, Arilena Ara kanë udhëtuar drejt Moskës, ku kanë performuar këngët e tyre përpara një audience nga e gjithë bota. Nuk kishin si të mungonin dhe vlerësimet ku Dua mori cmimin e një plakete ari. Më e emocionuar se kurrë ajo ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj ku shpreh falenderimet më të thella. Këngëtarja simpatike ka publikuar këngën më të re “New Rules” e cila mesa duket ka qenë një ogur i mirë për Duan këtë verë.

Tags : Dua Lipa
loading...