• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

Çfarë duhet të bëni që t’i mbani të shëndetshme flokët kaçurrela?

Nuk është e gjitha meritë e nënës natyrë, sepse një kokë me flokë të bukur, është rezultat i një kujdesi të vazhdueshëm. Sigurisht, nuk dua të mohoj se ka femra me fat, kaçurrelat e të cilave janë të përsosura pas një larje të thjeshtë, por le të themi të vërtetën, këto janë shumë pak. Pothuajse të gjitha ne duhet të lodhemi që të marrim rezultate të kënaqshme, flokë plotësisht të dendura, të shëndetshme dhe me shkëlqim. Më poshtë janë disa sugjerime për t’i bërë kaçurrelat tuaja të përsosura dhe në përputhje me tendencat e fundit të verës.

Flokët kaçurrel perfekte: si të bëjmë stilimin?

Pasi kemi bërë shpëlarjen, jemi gati për stilimin e flokëve kaçurrel. Ndërkohë thajini me peshqir për të hequr ujin e tepërt nga flokët tuaj. Krihini shumë butë, duke përdorur një krehër me dhëmb të gjerë prej druri, duke filluar nga maja dhe pastaj drejt rrënjëve.

Para tharjes me tharëse flokësh jo shumë të nxehtë dhe të pajisur me difuzor, shpërndani në gjithë gjatësinë e kaçurrelave tuaja te bukura një produkt të mirë për stilim. Në dyqan ka lloje të ndryshme, që nga shkuma, tek xheli, kremi apo dylli. Zgjidhni atë më të përshtatshmin, ndoshta me ndihmën e parukierit tuaj të besuar, në përputhje me karakteristikat e flokëve tuaj. Thajini flokët tërësisht me kujdes … dhe tani kaçurrelat tuaja do të jenë përrallore. /revistawho.com